Që prej tetorit 2005 ne kryejm një studim periodik të perceptimeve të popullsisë mbi çështje dhe tema të ndryshme.Qëllimi i studimit është matja dhe analizimi i tendencave dhe dinamikës së perceptimit e reagimeve të popullsisë ndaj fenomeneve të caktuara ekonomike, politike, shoqërore, si dhe sjelljes konsumatore ndaj produktesh / shërbimesh të ndryshme
Të kuptuarit e psikologjisë së një konsumatori – motivacionet e tyre, sjelljet, mendimet, ndjenjat, arsyetimet, mënyrat e përpunimit të informacionit dhe marrjes së vendimeve, dhe mënyrën se si konsumatori ndikon apo ndikohet nga, mjedisi socio-ekonomik –përbën një avantazh thelbësor në shoqërinë e sotme.
Sondazhet e opinionit publik janë një mënyrë për të vlerësuar / studiuar opinionin publik, nëpërmjet intervistave me një kampion të kufizuar individësh, i cili konsiderohet si përfaqësues i popullsisë. Metodat për këtë variojnë nga intervistat e drejtpërdrejta, ato me telefon, apo nëpërmjet mediave elektronike, etj.
Gjerësisht e aplikuar nga agjensitë e kërkimit të tregut, si metodë për vlerësimin dhe menaxhimin e performancës së stafit dhe punonjësve të vetë kompanisë. Një shërbim i hartuar me synim rritjen e nivelit konkurrues në treg dhe rritjen e shitjeve duke perfeksionuar performancën.